Screenshot
Influencerja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka zgjedhur ta shënojë këtë ditëlindje në një mënyrë krejt të veçantë. Në një postim emocionues në Instagram, ajo është shfaqur me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë, ndërsa ka ndarë një reflektim të thellë për rrugëtimin e saj personal.
Në mesazhin e publikuar, Juliana shkruan se kjo ditëlindje ka një kuptim krejt ndryshe për të, pasi ndihet e realizuar, e plotësuar dhe krenare për gruan që është bërë. Ajo thekson se ka mësuar të festojë jo vetëm njerëzit që do, por edhe veten, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga më të rëndësishmet e jetës së saj.
Modelja shprehet se është bërë gruaja që dikur ëndërronte të ishte një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje, që ndjek ëndrrat dhe sfidon barrierat e vendosura nga shoqëria. Në fund të mesazhit, ajo uron veten për ditëlindje dhe u dërgon një mesazh mbështetjeje të gjitha grave, duke i ftuar të njohin, të rrisin dhe të fuqizojnë njëra-tjetrën.
Screenshot
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Juliana Nura bëri publik lajmin se është në pritje të fëmijëve të saj të parë. Ajo ka treguar se ka zgjedhur të bëhet nënë e vetme përmes fertilizimit in vitro (IVF) me një dhurues anonim, një vendim që ngjalli shumë diskutime dhe mbështetje në publik.