Jonida Maliqi ka ndezur rrjetin me postimin e saj të fundit, duke rikthyer menjëherë aludimet për një romancë të mundshme me Alesio Aliajn.
Këngëtarja e njohur mori pjesë në festën e ditëlindjes së Alesios dhe ishte vetë ajo që publikoi disa momente nga mbrëmja në rrjetet sociale. Por ajo që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte fakti se Jonida e bëri “tag” Alesion në foto, ndërsa pranë imazhit vendosi edhe një zemër të bardhë detaj që ka mjaftuar për të ngritur dyshime mbi raportin mes tyre.
Menjëherë pas postimit kanë nisur komentet dhe aludimet se mes Jonidës dhe Alesios mund të ketë diçka më shumë se sa thjesht miqësi. Ndjekësit kanë shpërndarë pamjet në rrjet, duke komentuar afërsinë e dyshes dhe mënyrën se si këngëtarja po e “ushqen” kureshtjen e publikut.

Deri më tani, as Jonida Maliqi dhe as Alesio Aliaj nuk kanë reaguar lidhur me spekulimet që po qarkullojnë, duke zgjedhur të mos japin asnjë sqarim për raportin e tyre.
Megjithatë, postimi i fundit i këngëtares duket se ka qenë i mjaftueshëm për të ndezur rrjetin dhe për të rikthyer vëmendjen te jeta e saj private.