Incidenti i ndodhur gjatë ditës së 21-të të protestës, ku një protestuese hoqi dhe grisi një flamur izraelit, ka shkaktuar reagime dhe debate të shumta në rrjetet sociale.
Pas publikimit të pamjeve, Gerta Shino ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku ka identifikuar vajzën që kreu veprimin si Eva Pango, e cila sipas saj ushtron profesionin e aktores.
Në deklaratën e saj, Shino ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se Eva Pango është përdorur për të provokuar incidente dhe për të dëmtuar imazhin e protestës. Sipas saj, qëllimi i këtyre veprimeve është që protestuesit të paraqiten si agresorë, ndërsa protesta të humbasë mbështetjen publike dhe qeveria të dalë viktimë.
Nga një video tjetër e publikuar nga Pa Dorashka, vajza shihet teksa i jep flamurin e hequr protestuesve, ndërsa këto të fundit e refuzojnë. Menjëherë ajo hidhet brenda ambasadës gjë e cila ka ngritur pikëpyetje të mëdha.
Ndërkohë, sipas kërkimeve tona, Eva Pango është e njëjta vajzë që në ditët e para të protestës u përfshi në veprime provokuese pranë Kryeministrisë, duke goditur derën e institucionit dhe duke krijuar tensione të panevojshme.
Gjithashtu në llogarinë e saj Eva Pango ka bërë disa deklarata lidhur me një grup protestuesish me në krye Visuar Dalipin, që njihet si Banka e Fundit ku pas këtyre postimeve ata kanë pasur një përplasje ndërsa është raportuar nga mediat si një përçarje proteste.


Deri më tani nuk ka asnjë reagim publik nga Eva Pango lidhur me pretendimet e ngritura nga Gerta Shino, ndërsa akuzat e bëra në adresë të saj mbeten deklarata personale të aktivistes dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet apo burime zyrtare.