Brisildo Stankoja, 27-vjeçari shkodran që i dha fund jetës në lule të rinisë duke u hedhur nga një pallat në lagjen Rus, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Familja Stankoja ka hapur dyert e mortit për djalin e tyre i cili kreu aktin ekstrem ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjet mësohet se familja Stankoja do të presë vizita për djalin e tyre Brisildon për në banesën e fundit, pasditen e sotme në orën 17:00 , te salla e pritjes “Vajushi”, në bulevardin Bujar Bishanaku.
Vetëvrasja e Brisildos la pas një plagë të hapur të pashërueshme për dy prindërit e tij, mami Blerinën dhe babain Besnikun, si dhe për dy vëllezërit e tij, Brikeno dhe Elsoni.