Screenshot
Hatixhe Brika duket se ka lënë pas historinë me Jasharin dhe mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale.
Ka qenë Elton Tozaj ai që ka publikuar në Instagram Story një foto ku Hatixhe shfaqet në plazh, teksa bisedon nga afër me një djalë.
Krahas fotos, Tozaj ka shkruar me ironi:
“Si je Hatixhe? Shoku mirë? Sa 20 mijë euro e ke ble veshjen?”

Pamja ka ngritur menjëherë pikëpyetje nëse personi që ndodhet pranë Hatixhes është partneri i saj i ri. Megjithatë, vetëm nga fotografia e publikuar nuk mund të konfirmohet natyra e marrëdhënies mes tyre.
Për momentin, vetë Hatixhe nuk ka bërë një konfirmim publik për një lidhje të re, ndaj fotografia e publikuar nga Elton Tozaj mbetet ajo që ka ndezur dyshimet.
Nëse djali misterioz është vërtet partneri i saj, atëherë duket se për Hatixhen historia me Jasharin është tashmë një kapitull i mbyllur.