Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën që po zhvillohet prej javësh në vend.
Përmes një postimi në InstaStory, ai shprehet se protesta nuk është spontane, por se, sipas tij, “ka hile” dhe drejtohet nga persona me interesa të caktuara. Stresi shkruan se nëse populli do të ishte realisht i bashkuar, pushteti mund të rrëzohej brenda 24 orëve.
Në reagimin e tij, reperi hedh akuza edhe ndaj personave që, sipas tij, udhëheqin protestën, ndërsa shton se aktualisht ka një përçarje politike mes qytetarëve. “Ju betohem që po luhet lojë. Kur të keni nevojë për ne, do vijmë, sepse aktualisht s’na doni se jemi të djathtë”, shkruan ai.

Gjithashtu në postimon e tij ai deklaron se gruaja që shfaqet në foto me Edi Ramën është gruaja e Blendi Çuçit.
Deklarata e Stresit ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e kanë mbështetur qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar.