Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka denoncuar deputetin Erion Braçe se ka kërcënuar aktivistët me mesazhe në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar disa nga mesazhet që Braçe ka shkëmbyer me aktivistët, ku i kërcënon se “do bëhen të njohur”, teksa përdor edhe shprehjet “ti dhe rraca jote”.
Gjithashtu Braçe ka ofenduar aktivisten, duke i thënë “ordinere”.

Kjo nuk është hera e parë që deputeti replikon me qytetarët, duke përdorur ndaj tyre shpeshherë tone fyese.
Por ndryshe nga herët e tjera, tashmë denoncimi ka ardhur nga një eurodeputete, që i tregon Europës se si fyhen qytetarët në Shqipëri nga politikanët.
Sipas eurodeputetes, një gjuhë e tillë është e papranueshme ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar apo shprehur mendimin.