Screenshot
Një moment i papritur dhe i komentuar ka ndodhur në “Fun Club”, ku mes të ftuarve ishin edhe opinionisti Arjan Konomi dhe ish-banorja e “BBVA 5”, Edisa Demollari.
Në një postim në InstaStory, ish-banorja e “BBVA 5” i është drejtuar drejtpërdrejt Arjanit me tone ironike dhe provokuese, duke përdorur një shprehje që lidhet me “spërdredhje e seksualitetit” si kundërpërgjigje, ndërsa më tej ka bërë edhe një koment të drejtpërdrejtë duke e quajtur “gay”, duke e justifikuar si pjesë e një batute.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.
Ky moment ka rikthyer vëmendjen te përplasjet verbale mes ish-banorëve dhe opinionistëve, që shpesh vazhdojnë edhe jashtë spektaklit, duke kaluar në rrjetet sociale dhe duke marrë përmasa virale.