Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gremnik të Komunës së Klinës ku i riu Ardian Kalludra, ka humbur jetën pasi traktori u rrokullis dhe e zuri poshtë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe mjekësia ligjore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër, është dërguar në obduksion.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti po vazhdojnë.
