19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit, ka ndërruar jetë.
Shyti, i cili drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, humbi kontrollin rreth orës 16:50, në afërsi të mbikalimit të Spitalit Memorial, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
19-vjeçari u transportua fillimisht drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u dërgua për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.