Një kapitull i ri nis për një nga emisionet më të njohura dhe më jetëgjata të televizionit shqiptar!
Olta Gixhari dhe Dorian Ramaliu do të jenë prezantuesit e rinj të “Fiks Fare”, duke sjellë energji, dinamizëm dhe një frymë të re në ekran.
Dy personalitete të njohura, dy karaktere të forta dhe një sfidë e madhe përballë publikut shqiptar.

Dorian Ramaliu
Dyshja e re merr drejtimin e emisionit investigativ që prej vitesh ka qenë zëri i qytetarëve, duke denoncuar padrejtësitë dhe kërkuar përgjigje.
Një sezon i ri, një dyshe e re dhe një mision që mbetet i pandryshuar:
TË VËRTETËN, VETËM TË VËRTETËN… FIKS FARE!