Screenshot
Selin Bollati ka reaguar pas komenteve që duket se kanë vënë në pikëpyetje mbështetjen e saj ndaj partnerit, DJ Gimbo, gjatë angazhimeve të tij artistike.
Përmes disa postimeve në Instagram, Selin ka treguar se prania dhe mbështetja në një marrëdhënie nuk maten vetëm me atë që publikohet në rrjetet sociale. Ajo ka shpjeguar se ndërsa Gimbo merrej me ritualet para koncertit, ekipin dhe performancën, ajo qëndronte në backstage duke koordinuar pjesë të tjera dhe duke qenë e gatshme në rast se diçka nuk shkonte sipas planit.
“Kjo është reciproke, ne jemi aty për njëri-tjetrin gjithmonë”, shkruan Selin, duke theksuar se gjatë jetës së saj artistike ka kuptuar rëndësinë e të pasurit pranë jo vetëm një partner, por edhe një mbështetës kryesor.

Ajo duket se ka thumbuar edhe ata që e kanë gjykuar nisur vetëm nga ajo që kanë parë në rrjete sociale. Sipas saj, edhe një selfie që nuk u publikua u interpretua si një mbështetje vetëm “sa për sy e faqe”.
Në fund, Selin përcolli edhe një mesazh për kritikët, duke cituar Jordan Peterson: “Vër shtëpinë tënde në rregull para se të kritikosh botën”.
“Zgjero horizontin përpara se të ngushtosh mendimin”, përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se ajo që publiku sheh në Instagram është vetëm një pjesë e vogël e realitetit të një marrëdhënieje”
