Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi mes bluve të Tiranës ku një efektiv i Policisë Bashkiake ka goditur me grusht shefin e tij.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjala për 31-vjeçarin Adi Hazizi, i cili ka qenë i pakënaqur me një vendim të marrë nga shefi i tij për t’u transferuar nga sektori ku ai punonte.
Raportohet se Hazizi ka shkuar në zyrën e shefit të Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit,Skënder Delija, ku si fillim kanë debatuar me fjalë, debati cili ka agravuar deri në dhunë fizike, ku 31-vjeçari ka goditur shefin e tij.
“U arrestua një 31-vjeçar, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht eprorin e tij (shef sektori në Policinë Bashkiake Tiranë)”njoftoi Policia.