Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar në orët e para të mëngjesit.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar, duke pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë.
Mësohet se është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit.
Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona në polici.
Nuk dihet ende nëse ngjarja ka të bëjë me punën e tij si shef krimesh.
Ai ka deklaruar se ka ndërhyrë në një konflikt mes disa personave në rrugën Butrinti, por njëri prej tyre e ka goditur me grushte.