Screenshot
Disa llogari në Instagram janë bllokuar gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe ajo e kreut të Partisë Mundësia dhe deputetit Agron Shehaj.
Nuk dihet ende zyrtarisht arsyeja e mbylljes së këtyre adresave dhe nëse bëhet fjalë për masa të marra nga vetë platforma, shkelje të rregullave të Instagramit apo problematika të tjera.
Mes llogarive të raportuara si të mbyllura janë:
* Agron Shehaj
* Gent Progni
* Mashurkbazike5g
* Thatsjurgen
* Antidroga07
* Bankafundit


Ajo që ka ngritur pikëpyetje është se disa prej këtyre adresave kanë qenë aktive në publikimin dhe shpërndarjen e materialeve në rrjetet sociale në lidhje me protestën kombëtare.
Në rastin e Agron Shehajt, llogaria ka qenë veçanërisht aktive gjatë ditëve të fundit, me postime dhe materiale në mbështetje të protestës. Për këtë arsye, koha e bllokimit ka ngjallur dyshime nëse aktiviteti i shtuar në rrjetet sociale mund të ketë pasur ndonjë ndikim në këtë vendim.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar që bllokimet lidhen me protestën apo me përmbajtjet e publikuara nga këto llogari.
Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për veprime të pavarura të platformës apo nëse adresat kanë një element të përbashkët që ka çuar në mbylljen e tyre.