Screenshot
Brikena Selmani ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një “story” të publikuar së fundmi në Instagram, ku shfaqet krah moderatorës së njohur Kiara Tito.
Në foton që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, dy vajzat shfaqen të buzëqeshura dhe shumë elegante, ndërsa Brikena ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me mbishkrimin: “BBV2 & BBV5, same story, different person”, duke ngritur menjëherë dyshime dhe aludime te ndjekësit.
Ajo e cilëson foton si “e shumëpritur”, teksa nuk kanë munguar komentet dhe reagimet pozitive nga fansat, të cilët kanë vërshuar me komplimente për dyshen.
Postimi ka ngjallur menjëherë diskutime në rrjet, ku shumë ndjekës po e interpretojnë si një krahasim mes eksperiencave të tyre në “Big Brother VIP”, ndërsa të tjerë e kanë parë thjesht si një moment miqësor mes dy vajzave që kanë qenë pjesë e edicioneve të ndryshme të formatit të famshëm.
