Sezoni i ri i “Për’puthen” pritet të vijë me ndryshime të rëndësishme, por edhe me një rikthim që do të zgjojë nostalgji te publiku i programit.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Arjan Konomi do të rikthehet në “Për’puthen”, programin ku për disa sezone ishte një prej figurave kryesore.
Konomi do të ulet sërish në karrigen e opinionistit, rol me të cilin u identifikua gjatë viteve të tij në program. Rikthimi i tij është një tjetër pjesë e formulës së re që po përgatitet për sezonin e ardhshëm.
Siç Kryefjala.com ka zbuluar më herët, Heidi Baci pritet të jetë në krye të “Për’puthen”, ndërsa në panelin e opinionistëve do të jetë edhe Erjola Doçi.
Një tjetër emër që i bashkohet ekipit është Ronaldo Sharka, i cili këtë herë do të jetë pjesë e programit në rolin e autorit.