Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në afërsi të fshatit Sovjan, në Maliq.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në automjetin e vogël. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.