Screenshot
Më thanë vetëm 1.000 lekë, kur mbaroi kontrolli më paraqitën faturën 7.000 lekë.” Kështu shprehet një qytetar, i cili i është drejtuar redaksisë së Pa Dorashka, duke denoncuar atë që ai e cilëson si mungesë transparence në faturimin e një shërbimi teknik.
Sipas denoncimit, gjatë telefonatës për rezervimin e shërbimit, qytetarit i është komunikuar vetëm tarifa prej 1.000 lekësh. Megjithatë, pas përfundimit të kontrollit, në dokumentin e shërbimit janë shtuar edhe 6.000 lekë si “kosto shërbimi”, duke e çuar totalin në 7.000 lekë.
Qytetari pretendon se në asnjë moment nuk është informuar paraprakisht për këtë tarifë dhe se, po ta dinte koston reale, do të kishte vendosur vetë nëse do ta pranonte apo jo shërbimin.
“Nuk është problemi vetëm te shuma, por te fakti që çmimi nuk u komunikua që në fillim. Kjo nuk është transparente për klientin. 70 mijë lekë vetëm për t’i hedhur një sy”, shprehet ai.

Pa Dorashka publikon këtë denoncim në interes të informimit publik dhe mbetet e hapur për reagimin dhe sqarimin zyrtar të kompanisë lidhur me pretendimet e ngritura nga qytetari.