Një nga çiftet më të dashura dhe më jetëgjata të showbiz-it shqiptar, reperi Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij, Gresa, po festojnë një moment të veçantë në historinë e tyre të dashurisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gresa ka ndarë me ndjekësit një kujtim të rrallë nga fillimet e lidhjes së tyre. Ajo publikoi në Instagram një fotografi nostalgjike, ku shfaqen të dy shumë të rinj, të buzëqeshur dhe të përqafuar.
“Gëzuar 14 vite së bashku”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke rikthyer në vëmendje rrugëtimin e tyre të përbashkët.

Me kalimin e viteve, lidhja e tyre është bërë edhe më e fortë. Sot, Lyrical Son dhe Gresa kanë ndërtuar një familje të bukur dhe janë prindër të tre fëmijëve dy vajzave dhe një djali duke dëshmuar se dashuria e tyre ka triumfuar në çdo etapë të jetës.