Situata në Daias, pranë Lundrës të Tiranës dhe kodrat përreth vijon të jetë kritike.
Operacioni për shuarjen e flakëve po ndiqet nga afër nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe Kamzës. Ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit.
Për shkak të errësirës është e pamundur ndërhyrja nga ajri.
Për shkak të përmasave të flakëve, policia ka bllokuar qarkullimin në aksin rrugor që lidh Tiranën me Lundrën dhe Daiasin.
Bllokimi është vendosur në hyrje të Mulletit, ku automjetet nuk lejohen të vijojnë lëvizjen drejt zonës së përfshirë nga zjarri.
Në terren ndodhet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba së bashku me struktura të tjera të Policisë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po menaxhojnë perimetrin e sigurisë.
Ndërkohë drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka njoftuar se për shkak të zjarreve në zonën e Priskës e të Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur, pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Për rrjedhojë në Lundër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.