Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familjeje në Itali, ku policia ka gjetur ditën e sotme tre anëtarët e vrarë, përfshi edhe qenin e tyre.
Ende nuk dihet se sa kohë kishin të mbyllur në banesë, por policia ka arritur t’i gjej ditën e sotme, pasi mori një raportim nga një i afërm i tyre se nuk po arrinte të lidhej dot me ta.
Luca Ambasciano, 42 vjeç, i cili ishte me profesion teknik kompjuterash, gruaja e tij, Valentina Pambianco, ishte 41 vjeçe dhe vajza e tyre, Bianca, nuk kishte mbushur ende gjashtë vjeç, u gjetën së bashku me qenin e tyre, të vdekur pranë trupave të njëri-tjetrit.
Deri tani hetuesit thonë se mund të jetë një tragjedi familjare që përfundoi me vrasje apo vetëvrasje, por çështja është ende nën hetim, ndaj edhe nuk përjashtohet pista të tjera.
Një fqinj i familjes shprehet për mediat italiane se ata ishin një familje e mrekullueshme dhe se vajza e vogël, e cila ishte me aftësi ndryshe, ishte shumë e lidhur me prindërit dhe me qenin e familjes.
Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta, ndërsa sipas raportimeve nga mediat vendase tre trupat e pajetë kishin plagë nga arma e zjarrit që ishte përdorur dhe ndodheshin në dhomën e gjumit. Hetuesit duhet të përcaktojnë nëse nëna apo babai qëlloi dhe kush vrau kë.