Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar në Unazën e Madhe, me radhë të gjata automjetesh që shtrihen nga zona e Liqenit deri në afërsi të Paskuqanit.
Qindra qytetarë janë përballur me vështirësi në qarkullim, ndërsa automjetet lëvizin me ritëm të ngadaltë në disa prej segmenteve të kësaj arterie kryesore të kryeqytetit.
Një prej faktorëve që ka ndikuar në rëndimin e trafikut është edhe nisja e vitit të ri shkollor në sistemin parauniversitar.
Rikthimi i nxënësve në shkolla ka sjellë një fluks më të madh automjetesh në orët e mëngjesit, teksa prindërit shoqërojnë fëmijët drejt institucioneve arsimore dhe qytetarët nisen për në punë.
Trafiku i rënduar në oraret e mëngjesit është një problem i përsëritur në kryeqytet, veçanërisht në ditët kur shkollat janë në aktivitet dhe numri i lëvizjeve brenda qytetit rritet ndjeshëm.