Screenshot
Pas debateve të fundit të forta mes Mozes dhe Adionit në “Ferma VIP”, situata mes tyre arriti kulmin gjatë spektaklit “Prime”, ku produksioni vendosi t’i çojë në një televotim të drejtpërdrejtë “kokë më kokë”. Ky vendim erdhi pas përshkallëzimit të tensioneve, të cilat kishin nisur prej ditësh dhe u rënduan edhe më shumë nga përplasjet verbale dhe akuzat mes tyre.
Publiku vendosi që Adioni të eliminohej nga gara, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tij pas një përballjeje të fortë.
Megjithatë, momenti më i komentuar i mbrëmjes nuk ishte vetëm eliminimi.
Pak çaste para se të largohej përfundimisht, Adioni befasoi të gjithë teksa iu afrua Olës dhe e puthi në buzë, duke shënuar kështu puthjen e parë mes tyre në këtë rrugëtim.
Ky gjest mori edhe më shumë vëmendje për shkak të një zhvillimi të mëparshëm: vetëm pak ditë para kësaj skene, vëllai i Olës kishte reaguar publikisht, duke i kërkuar asaj të distancohej nga Adioni. Kjo e bën momentin e puthjes edhe më të diskutueshëm, pasi shihet si një veprim që bie ndesh me qëndrimin e familjarëve të saj.