Një ditë e veçantë dhe me emocione të forta ka qenë kjo për familjen e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, duke zyrtarizuar lidhjen në një ceremoni civile.
Lajmin e ka ndarë vetë Blerina përmes një videoje në TikTok, ku ka publikuar disa prej momenteve nga ceremonia.
Në pamjet e publikuara, Blerina dhe partneri shfaqen përpara zyrtarit të gjendjes civile, ndërsa një detaj që bie menjëherë në sy është zgjedhja e të dyve për t’u veshur me të zeza në këtë ditë.
Një zgjedhje ndryshe nga veshjet tradicionale të një ceremonie martese, por që merr një tjetër peshë edhe për shkak të periudhës së dhimbshme që familja Kelmendi ka kaluar.
Në shtator të vitit 2025, familja humbi tragjikisht Eldion Kelmendin, vëllain e Gjestit dhe Blerinës, në një aksident në Pejë.
Megjithatë, nuk dihet nëse veshjet e zeza të çiftit në ceremoninë civile kanë lidhje me këtë humbje apo kanë qenë thjesht një zgjedhje stili.
Martesa vjen pas fejesës së Blerinës, e cila ishte bërë publike më herët. Tashmë çifti ka hedhur hapin e radhës, duke e bërë zyrtare marrëdhënien e tyre.
Pas një periudhe shumë të vështirë për familjen Kelmendi, ceremonia sjell kështu edhe një moment gëzimi në familjen e Gjestit.