Policia e Durrësit ka dalë me njofitm zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit, në lagjen 13. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se rreth orës 10:30, shoferi 26-vjeçar e inciale A.T përplasi 66-vjeçarin F.D., që po kalonte te vijat e bardha. Ky i fundit pas përplasjes përfundoi në trotuar dhe me plagë të rënda në trup.
Menjëherë pas ngjarjes, i moshuari është transportuar për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spital, nga ku bëhet me dije se fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë, ai ka dhënë frymën e fundit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga blutë e qytetit për në Komisariatin e Durrësit.
Sakaq, newsbomb.al mëson se taksia që drejtohej nga i riu i përket kompanisë “Wave Taxi” që operon në qytetin e Durrësit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:30, në lagjen 13 në Durrës, një 26-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte një 66-vjeçar që po kalonte te vijat e bardha.
I dëmtuari është transportuar në spital, por pavarësisht përpjekjeve të bkuzave të bardha për ta mbajtur në jetë ai ka dhënë frymën e fundit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.