Sara Hoxha dhe Erik Fullani vijojnë të jetojnë romancën e tyre larg vëmendjes së tepërt mediatike, duke zgjedhur që këtë periudhë ta mbajnë sa më diskrete. Dyshja e njohur duket se po e shijon në maksimum lidhjen, duke kaluar kohë cilësore së bashku, larg zhurmës së rrjeteve sociale.
Mbrëmjen e kaluar, ata kanë qenë pjesë e një feste ditëlindjeje, ku kanë festuar së bashku në një atmosferë intime dhe të kuruar. Edhe këtë herë, Sara ka qëndruar e rezervuar në rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë moment nga eventi, duke ruajtur kështu privatësinë që e karakterizon kohët e fundit.
Megjithatë, prania e saj pranë Erikut nuk ka kaluar pa u vënë re. Ka qenë vetë ai që ka ndarë një video spontane gjatë festës, ku shihet duke shijuar atmosferën në shoqërinë e këngëtarit të njohur Gena, i cili po performonte live për të ftuarit.

Në këtë video, për një moment të shkurtër, në sfond shfaqet edhe Sara, vetëm pak hapa larg tij, një detaj që konfirmon se dyshja vazhdojnë të jenë pranë njëri-tjetrit dhe të pandashëm.
Kjo dalje vjen në një kohë kur Eriku ka folur hapur në intervista për dëshirën e tij për të krijuar një familje dhe për të organizuar një dasmë madhështore. Edhe pse pa deklarata të bujshme, afërsia dhe momentet e përbashkëta tregojnë se marrëdhënia e tyre është e qëndrueshme dhe po zhvillohet në mënyrë të sigurt.