Screenshot
Nora Istrefi ka tërhequr vëmendjen me përgjigjet e saj gjatë një interviste të fundit, ku nuk kanë munguar pyetjet për raportin që ka sot me ish-partnerin, Robert Berisha.
E ftuar në emisionin “Artistët Shqiptarë”, përballë gazetarit Butrint Pasjaqa, këngëtarja foli për karrierën dhe jetën personale, por situata u bë më interesante kur biseda u zhvendos te Roberti.
Nora dhe Roberti janë ndarë prej vitesh, por kanë ruajtur një raport të mirë dhe vazhdojnë të jenë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit, veçanërisht për shkak të vajzës së tyre, Renee.
Këngëtarja tregoi se raportet mes tyre janë të mira, madje zbuloi se kanë kaluar edhe pushime së bashku familjarisht.
Por pikërisht këtu erdhi pyetja që e vuri Norën në siklet: Kur shkojnë së bashku me pushime, a flenë në dhoma të ndara?
Në vend që ta sqaronte situatën, Nora u përgjigj shkurt:
“Refuzoj të përgjigjem.”
Heshtja e saj e bëri edhe më intriguese bisedën, ndërsa gazetari vijoi duke e pyetur nëse ekziston mundësia që ajo dhe Robert Berisha të ribashkohen.
Edhe për këtë, Nora zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete.
Dy refuzimet e këngëtares lënë të hapura pikëpyetjet rreth raportit aktual mes ish-çiftit. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se mes tyre ka një rikthim romantik, por Nora duket se ka zgjedhur që disa detaje të marrëdhënies me Robertin t’i mbajë larg publikut.
Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë një prej çifteve më të njohura të showbizit shqiptar. Edhe pas ndarjes, ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku si prindër të Renee-s.