Screenshot
Një incident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së QTU-së, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike në mes të rrugës.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy persona ndalojnë një automjet, nxjerrin me forcë një të ri nga makina dhe e godasin brutalisht, ndërsa ngjarja zhvillohet para syve të kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e dhunshme, ndërsa identiteti i personave të përfshirë mbetet ende i paqartë.
Në video shihen gjithashtu edhe efektivë policie pranë vendit të ngjarjes, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo njoftim zyrtar lidhur me incidentin.