Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka reaguar në mënyrë të tërthortë, por domethënëse, ndaj deklaratave të fundit të Elsa Lilës.
Këngëtarja kishte lënë të kuptohej se gjatë intervistës në “Mirëmbrëma Yje” nuk ishte ndjerë rehat “për shkak të personit përballë”, duke nënkuptuar moderatoren e emisionit.
Lexo edhe:
Në reagimin e saj, Arbana ka zgjedhur një mënyrë më ironike për të dhënë mesazhin. Ajo ka shpërndarë në InstaStory një video montazh të faqes @mjekerrziu1, ku zëri i Elsa Lilës është vendosur mbi figurën e kukullës Izma – personazhi antagonist dhe më negativ i filmit vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.

Ky veprim u interpretua nga publiku si një “thumb” i qartë dhe elegant nga Arbana, e cila, pa e përmendur drejtpërdrejt këngëtaren, duket se i ktheu përgjigje me humor dhe diplomaci.