Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar ndaj mënyrës se si u zhvillua intervista e saj në podcastin e Arbana Osmanit, duke lënë të kuptohet se moderatorja e ka “nxjerrë nga vetja”.
Gjatë javës së kaluar, Elsa ishte e ftuar në dy podcaste: atë të Grida Dumës dhe më pas te Arbana Osmani. Në të dy intervistat, këngëtarja foli hapur për jetën dhe përvojat e saj, por rrjetet shpërthyen pas daljes së saj te Arbana, ku ajo u duk më e tensionuar dhe e ftohtë në qëndrime.
Një ndjekës i shkruajti në Instagram:
“Elsa, te Grida u dukje shumë e vërtetë, por ishe më e qetë. Ndoshta nuk ishe në ditën më të mirë. Gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”
Elsa i është përgjigjur hapur, duke sqaruar:
“Falemnderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”

Me këtë përgjigje, Elsa Lila duket se ka thumbuar drejtpërdrejt Arbana Osmanin, duke lënë të nënkuptohet se sjellja e moderatores gjatë intervistës e ka bërë ta humbasë qetësinë dhe të reagojë më ashpër nga zakonisht.