Pas momentit të fortë në studio, ku Ola iu drejtua moderatores me fjalën “kuçkë”, reagimet nuk munguan as jashtë “Ferma VIP”. Episodi shkaktoi menjëherë debat në rrjetet sociale, ndërsa situata mori një tjetër kthesë vetëm pak orë më pas.
Llogaria e Olës në Instagram u vendos në privat nga familjarët e saj, një veprim që u interpretua si përpjekje për ta mbrojtur nga vala e komenteve dhe reagimeve negative që shpërthyen pas deklaratës në studio. Vendimi vjen në një moment delikat për të, pasi përveç kritikave për mënyrën e komunikimit, Ola po përballet edhe me emocionet e forta pas largimit të Adionit nga gara.

Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë diskutimet rreth ndikimit që kanë reality show-t në jetën personale të banorëve, sidomos kur reagimet e tyre bëhen virale dhe marrin përmasa të mëdha në publik.