Një koment i fundit në Instagram ka bërë që rrjeti të shpërthejë sërish me aludime për marrëdhënien mes Olës dhe Adionit.
Gjithçka nisi pasi Adioni publikoi një video nga provat me grupin muzikor, ku shkruante: “Koha e dasmave po vjen. Provat me grupin nuk ndalen”.
Në komente, Ola e pyeti me humor:
“N’Shtator a jeni?”
Kjo u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një tjetër “thumb” për planet e tyre të afërta.

Pas afrimitetit të tyre në “Ferma VIP”, marrëdhënia e çiftit mori edhe më shumë vëmendje publike.
Së fundmi, edhe postime të ndryshme në rrjet kanë lënë të kuptohet se raporti i tyre vazhdon të jetë i fortë edhe jashtë kamerave, ndërsa ndjekësit janë të bindur se hapi i radhës mund të jetë martesa.