Screenshot
Rita dhe Roza Lati vendosën që edhe këtë vit t’i qëndronin besnike traditës dhe të kalonin disa ditë pushimi në Borsh, aty ku shkojnë pothuajse çdo vit, pasi Rita ka edhe të afërmit e saj dhe zona është kthyer tashmë në destinacionin e tyre të përhershëm.
Por këtë herë duket se bashkë me valixhet kanë marrë me vete edhe… syrin e keq. Të paktën, po të shohësh çfarë u ka ndodhur njëra pas tjetrës, natyrshëm vjen pyetja: Kush i mori mësysh?
Fillimisht çdo gjë ishte perfekt, takimi me shumë fansa, foto, etj. Por vetëm pak më vonë Rita u ngatërrua te litari i qenit pranë shezllongut dhe u rrëzua. Rrëzim nga i cili theu hundën dhe fytyra iu nxi.
Dhe sikur universi të kishte vendosur që radha tani ishte e Rozës… asaj iu prish makina. Por jo, seriali veror i familjes Lati nuk kishte ndërmend të mbyllej me kaq.
Roza kishte prej muajit mars një thua të dëmtuar. Gjatë “pushimeve të mbijetesës” me paddleboardin e saj, Roza pësoi një incident dhe përfundoi duke e hequr të gjithë thoin. Gjithashtu dhe paddleboardi iu prish dhe iu desh ta zëvëndësonte me një tjetër.


Në këtë pikë, ndoshta një tjetër do të kishte bërë valixhet dhe do të ishte kthyer në Tiranë. Por Roza dhe Rita vazhduan pushimet. Dhe “syri i keq”, me sa duket, kishte rezervuar edhe një episod të fundit.
Gjatë qëndrimit në Bunec, Roza humbi dy unaza floriri, të cilat kishte rreth pesë vite që i mbante vazhdimisht në gisht.
Por këtu historia merr një kthesë që vetëm Roza mund t’ia jepte. Sipas burimeve pranë saj, ajo bleu një detektor metalesh për të lokalizuar floririn me shpresën për të kërkuar dhe për të gjetur unazat e humbura. Dhe pas gjithë këtyre peripecive, më në fund Roza ndau lajmin e mirë se arriti t’i gjejë.


E pas të gjithave… përveç detektorit të floririt, ndoshta nuk do të ishte keq të kërkonin edhe ndonjë hudhër, apo një specialist për heqjen e syrit të keq!