Dyshja e mirënjohur Malbora Gurra dhe Akil Varfi kapërcejnë kufijtë e reality show-t për t’u ngjitur në ekranin e madh, në një projekt kinematografik që premton spektakël absolut. Nën regjinë e mjeshtrit të padiskutueshëm të humorit, Arijan Culiqi, ky film bën bashkë gjigantët e skenës shqiptare: Rita Lati, Behar Mera dhe Bujar Asqeri. Xhirimet startojnë këtë vjeshtë në Shkodër në djepin e humorit dhe satirës ku bejtja shkodrane dhe batutat e holla pritet të krijojnë perla të reja që do të kthehen menjëhirë në pjesë të fjalorit tonë të përditshëm!