“Për’puthen” pritet të vijë me ndryshime të rëndësishme në ekip dhe me emra të njohur të ekranit në sezonin e ri.
Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Heidi Baci pritet të jetë në krye të “Për’puthen”, duke marrë një rol qendror në programin e dashurisë.
Krah saj pritet të jetë edhe Ronaldo Sharka, ndërsa një tjetër emër që i bashkohet projektit është Erjola Doçi, e cila, sipas të njëjtave burime, do të ketë rolin e opinionistes.
Të tre personazhet janë tashmë figura të njohura për publikun e Top Channel dhe kanë bashkëpunuar edhe më parë në projekte të televizionit.
Deri në këtë moment, këto ndryshime nuk rezultojnë të jenë njoftuar zyrtarisht nga Top Channel, ndaj mbetet për t’u parë se kur do të bëhet prezantimi i plotë i ekipit të sezonit të ri./Kryefjala.com