Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Edisa, ka vendosur të sqarojë një nga aludimet që ka qarkulluar së fundmi në rrjet, lidhur me një raport të mundshëm mes saj dhe Mateos, një nga 4 finalistët e këtij edicioni, i cili pritet të shpallet fitues pas një jave.
Ajo është pyetur drejtpërdrejt nëse mes tyre ka pasur ndonjëherë një lidhje, duke qenë se të dy janë nga Elbasani. Por përgjigjja e saj ka qenë e qartë dhe pa vend për interpretime.
“Jo, me Mateon nuk kam pasur lidhje. Kam 16 vite që kam ikur nga Elbasani, i përkasim brezave dhe karaktereve të ndryshëm”, është shprehur Edisa.
Me këtë deklaratë, ajo ka hedhur poshtë çdo dyshim për një histori të mundshme mes tyre, duke theksuar se nuk kanë pasur kurrë një raport të tillë, ndërsa Mateo vijon rrugëtimin e tij drejt finales së madhe.