Screenshot
Influencerja e njohur Hati ka festuar mbrëmë 21-vjetorin e saj të lindjes në një atmosferë plot glamour dhe gëzim.
E njohur në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze dhe stilin gjithmonë me elegancë, ajo u kujdes që edhe kjo ditë e veçantë të reflektonte të njëjtin nivel shkëlqimi.
Për të festuar këtë përvjetor jubilar, Hati mblodhi rrethin e saj të ngushtë të shoqërisë dhe miqve në një ambient të dekoruar me mjaft shije.
I ftuar për të performuar gjatë mbrëmjes ishte këngëtari Jozi, i cili u kujdes për muzikën dhe atmosferën festive për të pranishmit.
Përveç fustaneve elegante, një nga momentet më të veçanta të festës ishte kur influencerja vendosi t’i kthehej traditës.
E veshur me veshje tradicionale shqiptare, Hati u bë pjesë e prapaskenës kulturore duke vallëzuar krah për krah me ansamblin e valltarëve.
