Forcat Ushtrake Izaelite kanë ndërhyrë në det për të ndaluar një flotilje ndërkombëtare anijesh që po i afrohej Rripi i Gazës, në një përpjekje për të sfiduar bllokadën detare që është në fuqi prej gati 18 vitesh. Sipas organizatorëve, më shumë se 50 anije ishin nisur nga Turqia me rreth 500 aktivistë nga dhjetëra vende të botës.
Në një prej anijeve të ndalaura ndodhet edhe shqiptari Baki Goxhaj, I cili po ashtu është marrë nga forcat izraelite. Të afërm dhe familjarë i kanë bërë thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadave përkatëse dhe institucioneve diplomatike shqiptare që të reagojnë menjëherë dhe të ndjekin në kohë reale zhvillimet që lidhen me shtetasin shqiptar.
Pamjet e transmetuara treguan momentin kur trupat izraelite iu afruan disa prej anijeve në det të hapur, ndërsa aktivistët u panë duke vendosur jelekë shpëtimi dhe duke ngritur duart para ndërhyrjes. Flotilja, sipas raportimeve, ndodhej rreth 250 milje detare larg brigjeve të Gazës kur u ndërhy.
Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje organizatorëve të ndryshojnë kurs dhe të kthehen mbrapsht, duke deklaruar se misioni nuk përmban ndihmë humanitare reale dhe ka karakter provokues. Nga ana tjetër, organizatorët e flotiljes thonë se qëllimi është të tërheqin vëmendjen ndaj situatës humanitare në Gaza.
Bllokada e Rripi i Gazës është vendosur që prej vitit 2007 dhe përfshin kontroll të rreptë të hyrjes dhe daljes së mallrave dhe njerëzve, sipas autoriteteve izraelite. Izrael argumenton se masa është e nevojshme për arsye sigurie dhe për të parandaluar kontrabandën e armëve.
Flotilje të ngjashme janë ndaluar edhe më parë, përfshirë incidente të viteve të kaluara ku anijet u ndaluan në det dhe aktivistët u deportuan. Organizatorët ndërkombëtarë kanë kritikuar këto veprime, ndërsa Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje.