Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit, ku një grabitës është gjetur pa shenja jetë në një banesë ku thuhet se ai kishte hyrë për të grabitur.
Ilir Zaka është 47 vjeçari që shkoi për të grabitur një shtëpi në Fieri dhe pasi ka ngecur në dritaren e banesës, ka gjetur vdekjen. Dyshimet janë se viktima ka tentuar të futet për të grabitur, por ka mbetur i bllokuar në kangjëllat e dritares për shumë orë dhe sot në mëngjes është gjetur i pajetë.
Vëllai i pronarit të shtëpisë, Nikollaq Lulenë një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se banesa tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij për të festuar pashkët.
Ka qenë vëllai i Uan Lules, i cili kur ka shkuar për të kontrolluar shtëpinë, ja gjetur Ilir Zakën të ngecur në dritaren e shtëpisë, të pajetë, dhe menjëherë ka njoftuar Policinë.
Trupi i 47 vjeçarit është dërguar në morgun e Fierit dhe pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të konstatuar shkakun e qartë të vdekjes. Ngjarja tragjike ka shkaktuar habi për mënyrën sesi Ilir Zaka ka gjetur vdekjen, dhe dhimbje të familja e miqtë e tij.
Në një prononcim të dhënë për mediat lokale, vëllai i zotit të shtëpisë është shprehur se hajdutin u gjeti i varur në dritare pa shenja jete, në momentin kur komshiu i cili kujdesej për banesën e Uan Lules, hyri brenda për të ushqyer qenin e shtëpisë dhe u përball me një pamje të frikshme.
“Mirëpo këtu erdhi një komshi i cili vjen thuajse çdo ditë për të ushqyer vendin. Kur erdhi sot në mëngjes ai kishte gjetur një person të ngecur në dritare. Me vrap lajmëroi Policinë, telefonoi dhe vëllain andej” u shpreh Nikollaq Lule.