Kanë kaluar plot 3 muaj nga zhdukja e Ervis Mbersit në Greqi dhe familjarët e tij vazhdojnë të jetojnë mes ankthit dhe pasigurisë, pa asnjë informacion për fatin e tij.
38-vjeçari rezulton i zhdukur që prej datës 22 shkurt 2026. Ai ishte larguar nga banesa e tij në Nikaia të Larisës, ndërsa më pas makina dhe xhaketa e tij u gjetën në zonën e Agiokampos.
Familjarët kanë kërkuar ndihmë edhe në Greqi, ku rasti është raportuar në polici, në Missing Alert dhe është bërë publik edhe në emisionin e gazetares greke Angeliki Nikolouli.
Ata bëjnë apel që kushdo që mund të ketë parë apo di diçka për Ervisin të kontaktojë menjëherë familjen ose autoritetet, pasi çdo informacion mund të jetë jetik.
Numrat e kontaktit:
- +355 68 368 9363
- +355 69 566 2716
- +30 69 4500 3278
- +30 69 9272 9769