
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ka kritikuar ashpër sjelljen e disa personave në funeralin e vëllait të Gjestit. Ajo është shprehur e indinjuar nga fakti se njerëz filmonin me telefona, ndërsa të ashtuquajtur “VIP-a” jepnin intervista dhe mburreshin online për fjalët që u ishin thënë. Po ashtu, Zeqiri kritikoi edhe gazetarët që, sipas saj, bënin pyetje të parëndësishme dhe e kthenin dhimbjen e familjes në spektakël.
“Është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese që një moment i tillë privat të kthehet në një cirk,” shkroi ajo.
Në mesazhin e saj, Dafina u shpreh se një ditë do t’ia mësojë djalit të saj të qëndrojë larg nga njerëz të tillë, të cilët sipas saj japin shembullin më të keq.
“Humaniteti kurrë nuk duhet të shkëmbehet për vëmendje. Vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër,” përfundoi artistja.
