Sezoni i ri televiziv pritet të sjellë jo pak surpriza në ekran, dhe një prej lëvizjeve është ajo e Fjodora Fjorës, e cila do t’i bashkohet Vizion Plus.
Pas një periudhe të suksesshme në ekran, Fjodora duket se po përgatitet për një kapitull të ri televiziv, në një projekt që pritet të sjellë një tjetër dimension në programacionin e pasdites.
Kalimi i saj në Vizion Plus vjen në një moment kur televizioni po përgatitet për një transformim të fashës orare, me ndryshime në strukturën e programeve dhe në mënyrën se si do të ndërtohet pasditja televizive.
Ajo që mësohet është se projekti i ri do të ketë një studio të madhe, me një koncept më modern dhe një hapësirë të menduar për të zhvilluar tema të ndryshme, personazhe, aktualitet, argëtim dhe përmbajtje sociale.
Në një sezon ku televizionet shqiptare po riformatojnë programacionin dhe po bëjnë lëvizje të rëndësishme me emrat e ekranit, transferimi i Fjodora Fjorës tek Vizion Plus pritet të jetë një prej zhvillimeve interesante të vjeshtës.