Screenshot
Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për Selin Bollatin, e cila ka treguar në rrjetet sociale se po përballet me simptoma gripale që e kanë detyruar të marrë edhe serume.
Pasi një ndjekës e pyeti se ku kishte “humbur”, Selin vendosi të tregonte arsyen e mungesës së saj, duke renditur simptomat me të cilat po përballet.
“Bukuria sot ka vuajtur ahahah… Mallkuar qoftë ky grip! 38/38.5 temperaturë. Serume në masë. Fyti, bajamet copë. Koka sikur kam një bandë të tërë brenda. Surviving mode on”, shkruan ajo.
Megjithëse nuk ndihet mirë, Selin nuk e ka humbur humorin, duke shtuar: “Por ka dhe më keq, kështu që mirë me kaq.”

Ajo ka lënë të kuptohet se, pavarësisht gjendjes, po përpiqet të vazhdojë angazhimet e saj, duke e marrë situatën me sportivitet dhe pozitivitet.
Postimi ka shqetësuar ndjekësit e saj, ndërsa Selin duket se për momentin është fokusuar te rikuperimi dhe rikthimi sa më shpejt në rutinën e saj.