Screenshot
Në llogarinë zyrtare të Rogerit në Instagram është publikuar një reagim i gjatë, ku pretendohet se videoja që po qarkullon është e prerë dhe e nxjerrë jashtë kontekstit. Sipas familjarëve të tij, në pamjet e plota shihet se i pari që ka përmendur familjen në debat ka qenë Mateo, ndërsa ndaj Rogerit po bëhet një “linçim” i padrejtë në rrjet.
“Meqenëse na janë indinjuar PSEUDOVIP-at e shitur, ja ku e keni videon e plotë ku tregohet qartë që i pari që i ka përmendur familjen në mënyrë tendencioze Rogertit ka qenë MATEO. Boll bëtë viktimën në rrjet me callcenterat dhe shoqërinë me pagesë duke nxjerrë vetëm videon e prerë ku flet Rogerti. Kur të përballoni dot Rogertin, mos u kruani për të marrë vëmendje se e ka lojën e rëndë.”
Në fund të reagimit shtohet edhe një tjetër mesazh:
“Ne kemi njerëz të vërtetë që na mbështesin, jo ‘llogari të rreme’.”
Me këtë deklaratë, duket se familjarët e Rogerit po përpiqen të ndryshojnë narrativën që po qarkullon në rrjet, duke theksuar se situata është keqinterpretuar. Ndërkohë, përplasja mes dy banorëve vazhdon të ndezë debate të forta jashtë shtëpisë.
