Prej disa vitesh, Ermal Mamaqi është tërhequr nga televizioni për t’iu përkushtuar më shumë biznesit. I ftuar sot në “Life from Tirana” me Ronaldo Sharkën, Ermali ka folur pa filtra rreth sukseseve në karrierën e tij, por edhe për martesën me Amin, ku dhe deklaratat e tij të forta nuk mungojnë.
Ronaldo: Është ajo shprehja që përdoret nëpër meme: “Ti nuk je i shëmtuar, ti je thjesht i varfër.” Për t’u bërë pak i keq, po shihja daljet e tua të para në “Portokalli”, nuk shiheshe me sy.
Ermal: E di (qesh). Unë nuk e kuptoj Amin.
Ronaldo: Nuk e di si u dashurua me ty, ndoshta ta ka ndierë energjinë që asaj kohe. Dhe të shoh ty tashmë në studio, je tjetër njeri komplet. Paraja të bën të bukur.
Ermal: Po, të bën. Dhe siç e themi shpesh, është më mirë t’i fshish lotët me 500 euro nga sedilia e një Ferrari, se sa me biletën e autobusit.
Deklarata e tij është bërë virale në rrjete sociale dhe ka ndezur debat mes ndjekësve.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: Ermal Mamaqi di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen!