Screenshot
Elton Tozaj rikthehet me një projekt të ri mediatik. Gazetari pritet të nisë të martën, më 8 shtator, një emision të ri në Radar Albania, platformë mediatike online që operon përmes portalit Radar.al dhe rrjeteve sociale.
Sinjalet e para për projektin janë dhënë nga vetë Radar Albania, përmes një videoje promocionale ku shfaqet një telefon me orën 17:00 dhe njoftime me emrat e Elton Tozajt dhe Xhiliola Lamajt. Në një tjetër moment të videos shfaqet data 8 shtator, ora 17:00, shoqëruar me “Stay Tuned”.
Edhe pse detajet e plota të formatit ende nuk janë bërë publike, mësohet se showbizi shqiptar do të jetë në qendër të emisionit, me skandale, prapaskena dhe ballafaqime mes personazheve.
Takimi i parë është të martën, më 8 shtator, në orën 17:00, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë historitë dhe personazhet që do të hapin sezonin.