Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e tensionit të lartë në Kamëz.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5. Sipas policisë, i riu po rregullonte depozitën e ujit mbi banesë, kur ra në kontakt me linjën elektrike, që ndodhej sipër saj.
Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
“Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.