Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi ku një 18-vjeçare italiane pretendon se është përdhunuar nga një shtetas shqiptar. Lajmi është mësuar ngaraportimet e mediave greke të cilat bëjnë me dije se autoritetet vendase kanë nisur me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas 18-vjeçares, ngjarja mësohet se ka ndodhur në një shezlong në një beach bar në ishull, ku ajo ndodhej së bashku me 23-vjeçarin. Më te, e reja italiane ka shtuar se ajo kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, duke shtuar se nuk ishte në gjendje për të kundërshtuar apo të mbrojtur veten. Italianja ka akuzuar 23-vjeçarin nga Kosovë, se ka përfituar nga gjendja e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj.
Pas denoncimit të bërë nga 18-vjeçarja italiane, Policia nisi menjëherë punën për lokalizimin dhe arrestimin e të riut nga Kosova, i cili bëhet me dije se u vu në pranga në zonën e Platis Gialos. I riu është përballur me togat e zeza të Greqisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes thuhet se janë në vijim.