Labinot Rexha është rikthyer me deklarata të forta për ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 4”, këtë herë duke vënë në shënjestër Klodian Mihajn dhe duke paralajmëruar se së shpejti mund të dalin të tjera informacione edhe për Londrim Mekajn.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Labi pretendon se Klodi e ka tradhtuar Elijonën me një mashkull dhe rikthen një deklaratë që kishte bërë më herët lidhur me orientimin seksual të tij.
“Po dalin fjalët e mia. Si nuk të vjen zor me tradhtu një bukuroshe si Elijona, dhe mbi të gjitha me një mashkull. Unë kam thënë që është biseksual. Prisni bombën që do dalë për Klodin, por edhe për Londrimin”, shprehet Labinot Rexha në videon e publikuar.
Në përshkrimin e postimit, ai shkon edhe më tej duke iu drejtuar drejtpërdrejt Klodian Mihajt dhe duke përsëritur pretendimet për një tradhti ndaj Elijonës.
Në fakt, kjo temë ishte diskutuar edhe gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova”. Në janar, Londrim Mekaj e kishte pyetur drejtpërdrejt Klodin nëse ishte biseksual. Klodi e mohoi kategorikisht, duke u shprehur i habitur nga pyetja dhe duke kërkuar të dinte arsyen e dyshimeve.
Raporti mes Klodit, Elijonës dhe Londrimit ka qenë ndër më të komentuarit edhe pas përfundimit të formatit. Në qershor u raportua se marrëdhënia mes treshes ishte ftohur, pasi gjatë një takimi publik ata u shfaqën më të distancuar nga njëri-tjetri.
Tashmë Labinot Rexha e ka rikthyer historinë në vëmendje me deklaratat e fundit dhe, mbi të gjitha, me paralajmërimin e tij se “bomba” e radhës do të lidhet jo vetëm me Klodin, por edhe me Londrimin.
Mbetet për t’u parë se çfarë pretendon se do të zbulojë Labi dhe nëse Klodi apo Londrimi do të reagojnë ndaj deklaratave të tij.